Adriatik Kelmendi sqaron anulimin e debatit mes Ahmetit dhe Abrashit

Adriatik Kelmendi sqaron anulimin e debatit mes Ahmetit dhe Abrashit

Në ‘Rubikon’ të KTV’së është paralajmëruar se sonte do të ketë debat në mes të kandidatit të Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti dhe atij të LDK’së, Arban Abrashi.

Në debatit që po zhvillohet tani nuk po merr pjesë Shpend Ahmeti.

Drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se rreth orës 17 sot është takuar me përfaqësuesit e Shtabit Zgjedhor të kandidatit të LVV-së për Prishtinën, Ylli Hoxha dhe Adonis Tahiri, të cilët kanë thënë se – ndonëse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Shpend Ahmetit në Rubikon sonte live – kanë vendosur që këtë ta shtyjnë për ndonjë ditë tjetër.

“Ata, që të dy, më kanë thënë se janë të vetëdijshëm për këtë njoftim të vonshëm, edhe pse e kishim konfirmuar edhe me shkrim edhe gojarisht, por se ky është vendim i partisë. Ndërkohë, Hoxha i është drejtuar edhe me një email KTV-së, ku shpreh gatishmërinë që Ahmeti të vijë për debat në këtë televizion ndonjë ditë tjetër. Natyrisht, vendimet për pjesëmarrje, shtyrje ose anulime të debateve televizive janë vendime autonome të subjekteve politike dhe ne nga media aty nuk mund të ndikojmë”, shkruan tutje Kelmendi në sqarimin e tij.

Për hir të korrektësisë ai përmendi anulimin e dy debateve televizive nga Arban Abrashi, ndonëse javë më parë i kishte konfirmuar./pp/

You may also like

Vendim i befasueshëm i PDK-së vetëm pak orë pas rezultatit të balotazhit

Përmes një deklarate lëshuar për medie Partia Demokratike