Numri i përgjithshëm i viktimave më Kosovë nga COVID-19 ka arritur në 2202, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndërkaq, deri më tani janë infektuar 106,192 kosovarë dhe janë shëruar 97,057.
Raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 6933 persona.
Në Kosovë janë vaksinuar deri më tash 24 mijë qytetarë, përderisa ditëve të fundit kanë mbërritur edhe rreth 5 mijë vaksina të kompanisë farmaceutike Pfizer.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të mbërrijnë edhe kontingjente të tjera të vaksinave.