Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 368 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 896 raste.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 45 mijë pacientë të shëruar.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 321 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 564 pacientë.