Aferim President, për dekonspirimin e djallëzisë dhe babëzisë së Edi Ramës!

Aferim President, për dekonspirimin e djallëzisë dhe babëzisë së Edi Ramës!

Shkruan: Fadil Maloku

  1. Racionaliteti, po edhe atdhetarizmi i Presidenti Ilir Meta me mosdekretimin e Gent Cakajt, për ministër të jashtëm të Shqipërisë, bëri që t’i ndalet përkohësisht turravrapi e happy end-i iracional i Edi Rames!
  2. Edi Rama, në kalkulimet e tija si gjithnjë djallëzore, u mundua që emërimin, e këtij djaloshit “tē pathinjur”, publikut të gjerë gjithëshqiptar t’ia shes, hiq më pak si akt patriotik (kosovari, hej resursin më domethënës në planimetrinë rajonale)!
  3. Ndërkaq, përmes të po këtij “të pathinjurit”, planifikonte heshtazi dhe padiktueshëm, në planin diplomatik Serbisë t’i krijoj favore e lehtësira… nga më të ndryshme! Sepse, i njëjti edhe publikisht ishte deklaruar pro “korigjimit” (copëtimit). Në ndërkohë, Rama mendonte, këtë emërim ta përdorte edhe si një vegël të frikshme, e mjet presioni ndaj qeverisë Haradinaj, në kontekstin e avokimit dhe sqarimit të idesë së Trojkes Thaçi&Vuçiq&Rama.