Dy statuja të budës u gdhendën në shkëmbinjtë ranorë të Luginës Bamiyan gjatë shekullit të gjashtë para se Islami të mbërrinte në Afganistanin qendror, transmeton Kosova Post.
Afganët dëshirojnë që të përfundojë restaurimi i papërfunduar i budave gjigantë dhe turizmi në luginën Bamiyan të ringjallet, shkruan AA.
Dy statuja të budës u gdhendën në shkëmbinjtë ranorë të luginës Bamiyan gjatë shekullit të gjashtë para se Islami të mbërrinte në Afganistanin qendror.
Ata dikur ishin budat më të mëdhenj në botë. Më e larta ishte 55 metra e lartë, ndërsa statuja tjetër është afër 38 metra e lartë.
Megjithatë, ato u shkatërruan me urdhër të udhëheqësit taleban, Mullah Omar në mars të vitit 2001. Ata u bënë copë-copë me shpërthime të mëdha.
Në vitin 2003, UNESCO regjistroi peizazhin kulturor dhe mbetjet arkeologjike të luginës së Bamiyanit si në Listën e Trashëgimisë Botërore ashtu edhe në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.
Ndonëse UNESCO ka vlerësuar se nuk ka mbetje origjinale të mjaftueshme të materialeve për restaurim, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (Icomos) ka kërkuar që budat të restaurohen.
“Këtu ka pasur dy statuja, por u shkatërruan. Më vonë u mor një vendim për rivendosjen e tyre. Edhe pse janë ndërmarrë disa hapa, asnjë përparim nuk është arritur”, tha për AA, Abdulkadir Hakimi, një nga turistët vendas që vizitoi luginën.
Duke theksuar rëndësinë e vendeve historike dhe turistike për zhvillimin ekonomik të vendit të tij, Hakimi tha se turistët kontribuojnë në ekonominë e rajonit që vizitojnë dhe do të vijnë nga e gjithë bota nëse restaurohen skulpturat monumentale.
Edhe një nga vizitorët, Emanullah Mahmudzai tha se janë më të kënaqur të vizitojnë zonat turistike sepse siguria në Afganistan u vendos pas kthimit të kohëve të fundit të talebanëve në pushtet.
“Ne erdhëm për të parë zonën ku gjenden statujat e Bamiyan sepse është një vend historik. Ky është një vend që ia vlen të vizitohet. Nëse rinovohet, do të vijnë më shumë turistë dhe kjo do të kontribuojë për njerëzit në rajon”, tha Mahmudzai.