Afganët e strehuar në Shqipëri arrijnë në SHBA, Blinken: Faleminderit popullit shqiptar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se afganët e nisur nga Shqipëria, të cilët u strehuan në këtë vend, kanë mbërritur në SHBA.

Ai në një postim në Twitter falënderon Shqipërinë dhe ministren Olta Xhaçka për mikpritjen e afganëve.

“I lumtur të ndaj që 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për ministren Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika