Fëmija afgan i “humbur” gjatë evakuimit të Kabulit gjatë rënies së qeverisë, është kthyer në shtëpi. I vogli iu besua në dëshpërim një ushtari amerikan mbi telat me gjemba përtej murit të aeroportit dhe fotografia e tij bëri xhiron e botës.
Nëna dhe babai arritën të iknin në Shtetet e Bashkuara me 4 fëmijë të tjerë, por që atëherë i kishin humbur gjurmët e të voglit.
Foshnja, Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani, pasi ai ra në duart e talebanëve.
Pas një historie ekskluzive të Reuters të publikuar në nëntor me fotot e tij, foshnja u gjet në Kabul nga një taksist 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi. Ai e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si fëmijën e tij.
Pas më shumë se 7 javësh negociatash, ai ia dorëzon atë gjyshit të tij, i cili tani duhet të gjejë një mënyrë për t’ua dërguar prindërve të tij, të cilët janë shpërngulur në Michigan.