Republika e Afrikës së Jugut u kërkoi vendeve që filluan të vendosin kufizime udhëtimi ndaj saj për shkak të variantit Omicron të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) që të bëjnë një hap prapa, transmeton KosovaPost.
Presidenti Cyril Ramaphosa, në fjalimin e tij drejtuar kombit, i përshkroi kufizimet e udhëtimit të vendosura në Afrikën e Jugut si “të padrejta” dhe “diskriminuese”.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që kanë vendosur kufizime udhëtimi në vendin tonë dhe vendet simotra në Afrikën e Jugut që të ndryshojnë menjëherë vendimet e tyre dhe të heqin kufizimet, pa dëmtuar më tej ekonomitë tona dhe jetesën e njerëzve tanë , ” tha Ramaphosa.
Duke vënë në dukje se kufizimet do të ndikojnë më shumë në ekonominë e vendeve të Afrikës së Jugut të prekura nga Covid-19, Ramaphosa theksoi se kjo situatë ndikon negativisht në kapacitetin e vendeve për të luftuar epideminë.
Rampohosa tha, “Do të ishte naive të besohet se vendosja e ndalimeve të udhëtimit në një pjesë të vogël të vendeve do të ndalojë përhapjen e këtij varianti. Nëse nuk jeni një vend ishull që mbyll pjesën tjetër të botës, ky virus do të përhapet në botë.”/KosovaPost/.