Ministria e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut ka reaguar ndaj kufizimeve të udhëtimit të shumë vendeve për shkak të variantit të ri Covid-19 Omicron të zbuluar në vend, transmeton Kosova Post.
Ministria tha në një deklaratë se kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj tyre nënkuptonin “dënim” për zbulimin e hershëm të variantit.
Duke kujtuar se varianti i ri është zbuluar edhe në vende të tjera, ministria vuri në dukje se “përgjigja globale ndaj tyre është krejtësisht e ndryshme nga Afrika e Jugut”.
“Këto ndalime të fundit të udhëtimit janë si ndëshkimi i Afrikës së Jugut për aftësinë e saj për të zbuluar variantet e reja më shpejt. Shkenca e shkëlqyer duhet duartrokitur, jo ndëshkuar,” tha Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit në një deklaratë.
Qeveria vuri në dukje se është në kontakt me vendet që kanë vendosur ndalime udhëtimi për të rishikuar politikat e tyre/KosovaPost/.