Agjencitë e lajmeve paralajmërojnë gjigantët e internetit për ‘copyright’

Agjencitë e lajmeve paralajmërojnë gjigantët e internetit për ‘copyright’

Shoqata e Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA) i bëri thirrje Google dhe Facebook që të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve që ata përdorën, përcjell KosovaPost.

Agjencitë kryesore të lajmeve të Evropës kanë njoftuar se ata duhet të paguajnë për lajme dhe përmbajtje të përdorura nga gjigantët e internetit si Google dhe Facebook.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shoqata e Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), agjencitë e lajmeve raportuan se përmbajtja e lajmit ishte përdorur nga kompanitë e internetit si Google dhe Facebook për të gjeneruar të ardhura nga reklamat. Në këtë kontekst, agjencitë kanë kërkuar që Parlamenti Evropian (PE) të korrigjojë mosbalancimin e ligjeve “copyright”.