Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri, Albin Kurti, në vizitën njëditore në Kosovë.
Pas takimit Kurti dhe Rama do të kenë konferencë të përbashkët për media duke i lënë vend pastaj takimit me liderët e partive opozitare në vend, njofton Klankosova.tv.
Në mesditë të dy delegacionet bashkë me akademikun, Rexhep Qosja, do të hanë drekë zytare.
Kjo është agjenda e plotë e vizitës së Ramës në Kosovë:
08:50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.
09:00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp
10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)
11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)
12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)
13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.
15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)