Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett nuk është fare i lumtur me minutazhën momentale te uellsianit.
31-vjeçari u rikthye te Spurs në formë huazimi nga Real Madrid, por nuk ia doli të jetë në formacionin e Mourinhos, duke bërë vetëm dy paraqitje në formacionin bazë në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Ka raportime se dyshja nuk kanë lidhje të mira, shkaku që tekniku portugez nuk është impresionuar nga puna dhe dëshira e sulmuesit.
Por, Barnett me zemërim ka ‘thumbuar’ Mourinhon, duke i kujtuar se çfarë lojtari është Bale.
“Është drejtë fundit të karrierës. Duhet të pyesni Mourinhon”.
“Kur thonë çfarë i ndodhi, ka fituar më shumë trofe se çdo lojtar në histori të klubit. Është mirë në anën financiare, ka para për tërë jetën”, deklaroi ai.
Në rast që edhe në muajt në vijim Bale nuk e dëshmon vetën, atëherë pritet të rikthehet te Real Madridi.