Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, siç thuhet në një njoftim zyrtar: “ashtu që t’ua rikujtoj institucioneve që të zotohen për respektim të lirisë së shtypit”, shkruan Kosova Post.
Reflektimi për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale, janë veçuar si tema bosht të këtyre aktiviteteve.
“AGK dhe akterët e saj do ta shënojnë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për të avokuar për lirinë emedieve dhe që gazetarët ta kryejnë punën e tyre pa u penguar. Gazetarët duhet të kenë qasje të
pakufizuar në informata”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AGK-së.
Po ashtu, me këtë rast, nga AGK është kërkuar që mediat të mbështeten financiarisht edhe nga institucionet zyrtare, duke marrë parasysh vështirësitë me të cilat po përballen shkaku i pandemisë.
Aktivitetet e AGK-së kanë filluar nga ora 11:00 me anë të një konference për media, ndërsa është paraparë edhe një diskutim, për t’u përmbyllur në orën 13 e 20, pas një diskutimi i cili do të organizohet nëpërmjet platformës Zoom, me temë:
“Sfidat ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, sigurisë së gazetareve online dhe zbatimit të sundimit të ligjit në luftimin e mosndëshkimeve për krimet kundër gazetarëve./KosovaPost/