Ndërsa pushtimi rus vazhdon, mijëra ukrainas të zakonshëm po dalin vullnetarë për të luftuar për të mbrojtur lagjet e tyre, pavarësisht se shumë prej tyre nuk kanë përvojë të mëparshme ushtarake, përcjell KosovaPost.
Burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi dhe u është kërkuar të luftojnë.
Ministri ukrainas i mbrojtjes thotë se 25,000 armë u janë dorëzuar anëtarëve të mbrojtjes territoriale vetëm në rajonin e Kievit, raporton BBC.
Shërbimi ukrainas i BBC-së vizitoi një qendër që shpërndante armë në kryeqytetin Kiev.