Dua Lipa ka zhvilluar një konferencë për media para koncertit në Tiranë me rastin e 28 nëntorit.
Gazetarë nuk kanë nguruar ta pyesin edhe për jetën sentimentale, saktësisht për të gjetur një partner shqiptar.
“Duke qenë se ju tani morët edhe pasaportën shqiptare, a do t’i duhet Duas edhe një partner shqiptar”, ka qenë pyetja e gazetares drejtuar yllit me famë botërore e cila e mori me humor.
“Oh motër ka ja ke nis qitash, jo jo s’po di..skom përgjigje..po i hin llugave qitash”, ka qenë përgjigja e Duas.