Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar kërkesën e “grupit të zjarrit”, duke thënë se nuk ka vend për anarki, kur vendi ka nisur negociatat për anëtarësimin në Bashkimit Evropian dhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.
“BDI ka ngritur një strukturë që mund të funksionojë pa Ali Ahmetin, pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin. Ky është investim kombëtar”, tha Ahmeti, ku u pyet nëse BDI mund të funksionojë pa “grupin e zjarrit”, i cili dje i kërkoi që ta “diciplinojë” arrogancën e Artan Grubit.
“Këto janë politike të përkohshme ditore, të cilat nuk mendoj që janë të pamenaxhueshme. Hatërmbetjet ditore nuk bën të bëhen pjesë të platformave afatgjata. Gjithmonë ka pasuur kushtu dhe do të ketë kështu”, ka thënë Ahmeti, i cili ka thënë se megjithatë kjo që po ndodh është vlerë që e ka proklamuar për 20 vjet. /SHENJA/