Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, njofton se sot mirëpriti në Prishtinë homologun e tij polak, Szymon Szynkowski vel Sęk, me të cilin tha se së bashku inauguruan linjën direkte të fluturimeve Prishtinë-Varshavë.
Ahmeti, shkruan në Facebook se ‘kjo vizitë do t’i kontribuojë forcimit të mëtutjeshëm të raporteve mes Republikës së Kosovës dhe asaj së Polonisë’.