Biden nuk do të refuzojë ofertën e Erdoganit që së bashku të lobojnë që sa më shumë shtete të pranojnë Kosovën, ka thënë akademiku i pavarur gjermane Franc – Lotar Altman, duke shtuar se mbetet të shihet sa mundet të kontribuojë Erdogan në këtë çështje, shkruan “Danas” transmetojnë “B92”, transmeton Kosova Post.
Tutje Altman duke komentuar për “Danas” deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai do përpiqet që sa më shumë shtete në botë të pranojnë Kosovën, si dhe gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të i propozojë presidentit të SHBA-ve Joe Biden që të punojnë së bashku rreth kësaj çështje.
Sipas tij, Erdogan është “politikan që thjeshtë nuk mund ta kuptoni seriozisht”.
„Ai flet sot diçka, e diçka tjetër nesër. Kosova është komb islam dhe në parim, Erdogan po ashtu mbështet bashkësinë boshnjake-islame në BeH. Natyrisht një deklaratë e tillë mund të i bëjë dëm raportit të tij me Vuçiqi, por është interesant pse pikërisht në këtë moment ai vendosi të flas për një temë të tillë“, përfundoi akademiku gjerman./Kosova Post.