Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Grabanicë të Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.