Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë rreth orës 09:30, afër fshatit Pestovë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Nga këqyrja e vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave të përfshira në aksident”.