Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Banullë të Lipjanit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej veturave ka përfunduar jashtë rrugës.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti,zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë perfshirë dy automjete”, ka bërë të ditur Ahmeti për Front Online.
“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi Ahmeti.