Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Prishtinë.
Nga pamjet e publikuara shihet se një veturë është rrokullisur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”.