Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik.
Për rastin në fjalë, policia, ka bërë të ditur se një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë.
“Veternik,Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raporin 24 orësh të Policisë së Kosovës