Aksident në ‘Kodrën e Trimave”, nëntë persona të lënduar

Aksident në ‘Kodrën e Trimave”, nëntë persona të lënduar

Sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një automjet (furgon) , për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.
“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 (nëntë) persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar. Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtet.

Related Posts

You may also like

Nesër në Prishtinë protestë për veturat

Përfaqësues të auto sallonëve në vend dhe dhjetëra