Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka shtuar se në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes.
”Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës”.