Një person ka humbur jetën dje në një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës, transmeton Kosova post.
Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë.
Fsh. Peqan, Suharekë, 12.09.2021 – 22:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./KosovaPost/