Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në rrugën Mitrovicë- Prishtinë.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 mes dy makinave.“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Maxhunaj, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”, ka thënë Zahiti.