Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime.
Gashi poashtu për arbresh.info ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.