Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Peran të Podujevës. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aksidenti ndodhi në mes dy veturave, ndërsa rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.