Sot rreth orës 08:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton KosovaPost.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa shoferët kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhenësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./KosovaPost/