Aksident tragjik, ndërron jetë reprezentuesi Gazmend Sinani

Aksident tragjik, ndërron jetë reprezentuesi Gazmend Sinani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor.

Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.

Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës.

Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.

“Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme”, thuhet ndër tjera në komunikatën e FBK-së.

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi, përcjell telegrafi.

Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli.

Aksident tragjik i basketbollistëve të Kosovës, ndërron jetë reprezentuesi Gazmend Sinani

You may also like

Kryetarit të ‘fjetur’ të Prishtinës, i del gjumi në Zone Club (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është vënë në