Policia e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor, shkruan Kosova Post.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se të gjithë pajtohemi se jemi duke u përballur me një situatë jo të mirë sa i përket aksidente rrugore.
“Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime të gjithë atyre familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre”
Mehmeti gjithashtu njoftoi se brenda një dite i kemi humbur katër qytetarë të një familje që normalisht se ndihemi keq.
“Në Kosovë për disa vite me radhë përballemi me një fluks të madh të aksidenteve të trafikut dhe pas lockdown-it ne kemi parë që ka pasur më shumë rritje të aksidenteve”
Gjithashtu ai shtoi se edhe dhuna është vërtetuar që ka qenë në rritje pas mbylljes gjatë pandemisë dhe se aktualosht Policia e Kosovës është duke kryer dy operacione.
“Jemi duke bërë kontrollë me skutera dhe motoçikleta në aspektin e përgjithshëm po organizohet një operacion në të gjithë vendin i cili ka filluar nga java e fundit e majit, por gjithashtu gjatë kësaj jave kemi filluar me aplikimin e droneve dhe keni mundësi ta përcillni një operacion mes droneve”, tha ai.
Prej 1 janarit Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 170 mijë gjobë, për të cilën Mehmeti shtoi se nuk ndihen krenar.