Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit të mbrëmshëm në Itali ku humbën jetën 21 persona, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në X, Osmani i ka shprehur ngushëllime homologut të saj italian dhe familjarëve të viktimave.
Presidentja po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Zemrat tona janë me popullin e Italisë pas aksidentit shkatërrues të autobusit pranë Venecias dhe humbjes tragjike të jetëve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Presidentin Mattarella dhe familjet dhe të dashurit e viktimave. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”, ka shkruar Osmani.
Mbrëmë është raportuar për një aksident tragjik në lagjen Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga ura autostradale 10 metra e lartë që e lidh me zonën historike lagunore të qytetit dhe përfundoi mbi shinat e trenit duke shpërthyer në flakë.
21 persona që udhëtonin në të humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën.