Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku raportohet se ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve të para, mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip ” Ford”.
Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur katër persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.