Policia gjermane ka kryer sot një aksion të gjerë ku kreu bastisje në 25 qytete në lidhje me një rrjet të dyshimtë të pastrimit të parave, i cili pretendohet se ka “pastruar” miliona euro fitime ilegale jashtë vendit, trasnmeton Kosova Post.
Policia e Düsseldorf tha se më shumë se 1.000 policë morën pjesë në bastisjet, të cilat filluan në orët e para të mëngjesit, dhe se ato u kryen në shtetet federale të Nordrhein-Westphalia, Saksonia e Poshtme dhe Bremen, raporton agjencia AP.
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar, përfshirë një 39-vjeçar sirian të akuzuar për anëtarësim në grupin ekstremist sirian Nusra Front, deklaruan policia.sh.o/Kosova Post/