Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka organizuar sot një aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shkruan Kosova Post.
Sipas organizatorëve kriza që solli pandemia Covid-19 vërehet dukshëm që pozita e grave është vështirësuar.
Leonita Mulliqi aktiviste e organizatës tha se të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje.
“shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”. u shpreh ajo.