Sot institucionet e Republikës së Kosovës ndërmorën aksion për arrestimin e dhjetëra zyrtarëve policorë të përfshirë në korrupsion e ryshfet, shkruan Kosova Post.
Këtë aksion e ka përshëndetur ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme , Xhellal Sveçla, ndërsa kujton zotimin për ruajtjen e integritetit dhe pastërtisë së institucioneve të sigurisë, siç shkruan ai duke ‘ndëshkruar’ ata të cilët tentojnë të njollosin policinë.
“Ne jemi zotuar që këtë vlerësim do ta ruajmë dhe do të punojmë maksimalisht që ta ngrisim më lartë. Në kuadër të kësaj, të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot institucionet e Republikës së Kosovës ndërmorën aksion për arrestimin e dhjetëra zyrtarëve policorë të përfshirë në korrupsion e ryshfet.
“Ne jemi zotuar që këtë vlerësim do ta ruajmë dhe do të punojmë maksimalisht që ta ngrisim më lartë. Në kuadër të kësaj, të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni”, ka shkruar ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla për aksionin e sotëm të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.