Vrasja me thikë e deputetit britanik David Amess, është vlerësuar si akt terrorist, transmeton Kosova Post.
Sipas autoriteteve britanike, sulmuesi ka vepruar krejt i vetëm, prandaj edhe nuk besohet të jetë i involvuar edhe dikush tjetër në krim.
Koordinatori i Lartë Kombëtar Kundër Terrorizmit dhe zëvendëskomisari i policisë së Londrës, Dean Haydon, e shpalli sulmin zyrtarisht terrorizëm, sipas një deklarate nga Policia Metropolitane.
Është bërë e ditur se një 25-vjeçar britanik, i cili u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje, është në paraburgim në një stacion policie në Essex, shtohet në deklaratë.
Po ashtu thuhet se policia po kryen kërkime në dy adresa në zonën e Londrës si pjesë e hetimit.
Amess ndërroi jetë të premten pasi u godit me thikë disa herë gjatë takimit me votuesit në Essex.
Ai kishte qenë deputet që nga viti 1983 për zonat zgjedhore Basildon dhe Southend West./KosovaPost/