Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, lidhur me përleshjen fizike gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës që ka ndodhur më 13 korrik.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Bisnik Bislimi, Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa, ngarkohen për veprën penale “Sulm”, ndërsa i pandehuri Beqa ngarkohet edhe me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Në këtë rast për deputetin Haxhiu ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkohë, është bërë e ditur se prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë