Aktivisti i njohur i shoqërisë civile aderon në Vetëvendosje

Aktivisti i njohur i shoqërisë civile aderon në Vetëvendosje

Aktivisti i shoqërisë civile, Fidan Kalaja ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LVV-së Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook.
Kurti në postimin e tij ka renditur biografinë e Kalajës duke e cilësuar si njërin nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Fidan Kalaja u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Pata kënaqësinë që ta mirëpres dhe të bashkëbisedoj me të.

Fidani për më shumë se 13 vite është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë. Ka qenë themelues dhe udhëheqës i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsion në dy vitet e fundit, ndërkaq nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka qenë Menaxher Programesh në Lëvizjen FOL.