Aktivisti qytetar, përkatësisht kandidati për asamble komunale nga lista e AAK-së në Prishtinë, Dren Shahini, teksa ka publikur vendimin e tij për të mbështetur Arben Vitin e Vetëvendosjës në garën për të parin e kryeqytetit, ai poashtu u ka bërë thirrje qytetarëve qe edhe ata bëjnë të nejtnë gjë, gjegjësiht ta votojnë ish-misitrinve shëndetësisë, transmeton Kosova Post.
“Vendet më të nxehta në ferr janë të rezervuara për ata që në kohë krizash të mëdha morale, ruajnë neutralitetin “
Si njëri ndër qytetarët më aktiv në Prishtinë, duke e vendosur të mirën e përgjithëshme përballë çdo interesi tjetër, avokoj që balotazhin për kryetar të Prishtinës ta fitoj ARBEN VITIA.
– Prishtina nuk ka kohë për të humbur, derisa Përparimi ta mësoj administrimin publik!
– Prishtina nuk guxon të kthehet në duart e atyre që ishin themeltarët e degradimit të saj!
– Prishtina nuk guxon të kthehet nën udhëheqjen e parapolitikës, që nga villat luksoze dhe stanet baritore, tërheqin penjët e marionetës së tyre!