Në zgjedhjet lokale të javës që lam pas, anipse kishte ofertuar një alterantivë qeverisëse solide, dhe të shoqëruar me një kampanjë dinamike, megjithatë rezultati që korri kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Ferizajit, Valon Ramadani nuk ishte i kënaqshëm, shkruan Kosova Post.
Andaj ky fakt ngjalli indinajtë edhe tek strukturat e partisë së e Albin Kurtit në Ferizaj, se mos kandidati i tyre është sabotuar nga qarqet intrene të partisë.
Në vargun e shumë aktivistëve ferizajas që ngritën dyshime për komplot ndaj Ramadanit është edhe përfaqësuesi i strukturës lokale të Vetëvendosje në Ferizaj, Raif Kurtish Mahall, i cili përmes një postimi në rrjetin social, ka akuzuar deputet e Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo qendër për mos-aktivizim në përkrahje të kandidati të tyre.
Ky është postimi i plotë i tij:
Përshendetje Nga këndi im! Zgjedhjet dhe fushata zgjedhore shkoi si shkoi, gjithmonë mendoj se duheshim ta bëjmë më të mirën, por prap mendoj se fushata e organizuar nga LVV dhe Z Valon Ramadani ishte e organizuar mir dhe për çdo lavdatë. Por më habit fakti se si se morrën mundimin që asnjeher të vijn e të na mbështesin duke filluar nga ministri z Hekuran Murati, Dimal Basha dhe disa të tjerë , kur ne aktivistët dikur i thyenim këmbet duke u munduar tju siguronim sa ma shum vota , bile bile u shtyjshmi me njëri tjetrin ta bënin nga nje foto me ta e këta të nderuar nuk ishin në gjendje flas personalisht asnjë like të na i bënim ( Këtu un flas për vete) Dikush kishte me thën po shkruan kështu pasi i humbët zgjedhjet , po un ju them se qka ta kam në zemër smund ta mbaj, pasi ashtu edhe e kam edukaten dhe temperamentin, gjithashtu edhe kredibilitetin sepse jam njeri ndër aktivistët më te vjetër të LVV Ferizaj. Për t’ia arritur qëllimit sublim qerrën duhet ta shtyjm të gjith së bashku , andaj duhet të marrim mësim nga gabimet tona!
Sinqerisht Raif Mahalla