Ditën e djeshme, më saktë të martën, në Pejë u kremtua Festa e Abetares, transmeton Kosova Post.
Por, bashkë me moshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë nga nxënësit e tjerë.
Për rastin, mes shumë reagimeve, vëmendje mori edhe ai i aktorit Shkumbin Istrefi, i cilli veprimin e cilëson si racizëm të pastër.
Postimi i plotë i aktorit:
Kjo është turp i madh për shoqërinë tonë. Duhet të kërkohet përgjegjësi. Racizëm i pastër.
Pavarësisht që reagimet janë të shumta, këtyre fëmijëve do t’u mbetet në kujtim tërë jetën që kanë qenë prapa një rrjete që asocon në grila të shoqërisë sonë ndaj komunitetit RAE. Gëzimi i tyre prapa “grilave” shpon si thikë në ndërgjegjen e kësaj shoqërie.