Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë 410 pacientë në trajtim, në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Kosova Post.
Nga raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 410 pacientë, 295 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Këto janë të dhënat e plota:
Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë;
13 prej tyre në gjendje të rënduar;
113 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë;
136 me oksigjeno-terapi;
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave;
Klinika Infektive, 78 pacientë;
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë;
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive;
Klinika e Pediatrisë, 2 pacient;
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente;
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë;
14 në gjendje të rënduar;
182 të konfirmuar pozitivë;
173 me oksigjeno-terapi;
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme;
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 43 pacientë;
Spitali i Pejës, 53 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 33 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë.