Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 87 pacientë me COVID-19, shkruan Kosova Post.
Në njoftimin zyrtar thuhet se prej tyre 62 janë në oksigjenoterapi, 2 janë në CPAP dhe 10 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe katër pacientë.