Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Miroslav Drecun, ka vlerësuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kurrë s’kanë qenë për procesin e dialogut, transmeton Kosova Post.
“Çfarë më brengos është se delegacioni i Prishtinës kurrë s’ka folur hapur, por vetëm përmes negociatorit”, ka thënë Drecun.
Ai ka theksuar poashtu se ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak, ka ofruar zgjidhje të reja por Prishtina as nuk ka dashur të dëgjojë, derisa Beogradi ka qenë i gatshëm t’i pranojë.
“Ata nuk duan që t’i hapin arkivat, ata u dedikohen problemeve. Ata refuzojnë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, veçanërisht atë për asociacionin”, tha Drecun për Tv Pink.
“Ajo që është shqetësuese është se Prishtina është e përkushtuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, disa ministra flasin për këtë, për një mënyrë të natyrshme të bashkimit… Kur nga njëra anë ke idenë e krijimit të Shqipërisë së madhe, dhe në anën tjetër lëvizjet e njëanshme që kërcënojnë serbët në Kosovë, këto janë gjërat që shqetësojnë”, ka deklaruar Drecun, ndërsa thekson se “Qëllimi strategjik i Prishtinës është spastrimit etnik i serbëve”./Kosova Post/