Dega e LDK-së në qytetin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme ka akuzuar kryetarin, Mytaher Haskuka për shantazh dhe kërcënim pasi sipas tyre, ai i nxori LDK-në nga zyrat me arrogancë dhe shantazh.
“Me arrogancë e në frymë shantazhi na e sollen sot vendimin për të na dëbuar nga zyret në të cilat LDK vepron pothuajse qe 20 vite”, thuhet në shkrim e publikuar nga dega e LDK-së në Prizren.
Ndërsa pas këtyre akuzat, Haskuka do të mbajë një konferencë për media, ku do të flasë për objektet komunale, që janë në shfrytëzim të partive politike.
Njoftimi i plotë:
Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në Shtëpinë e Bardhë.”