Një kanadez është dënuar me 11 vjet burgim për shkak të spiunazhit në një rast që lidhet me fushatën e presionit në Pekin, kundër qeverisë kanadeze për arrestim të një ekzekutivi të gjigandit teknologjik Huawei.
Dënimin për Michalel Spavor e dha gjykata kineze, ndërsa nuk është i vetmi kanadez që është ndaluar në Kinë, pasi edhe disa të tjerë po mbahen pengje pas arrestimit të ekzekutivit të Huawei në 2018, shkruan Euronews.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau për dënimin e Spavor tha se është “krejtësisht i papranueshëm dhe i padrejtë”.
“Vendimi i sotëm për zotin Spavor vjen pas më shumë se dy vjet e gjysmë paraburgimi arbitrar, mungesës së transparencës në procesin gjyqësor dhe një procesi gjyqësor që nuk arriti të përmbushë as standardet minimale të kërkuara nga e drejta ndërkombëtare,” tha Trudeau.
Meng, zyrtari kryesor financiar i Huawei Technologies Ltd bashkë me vajzën e tij që janë njëhe it edhe themeluesit e kompanisë, u arrestuan më 1 dhjetor 2018, në Vancouver nën akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gënjeshtra në bankën britanike HSBC me seli në Hong Kong në lidhje me marrëveshjet e mundshme me Iranin në kundërshtim me sanksionet tregtare.
Avokatët e Meng argumentojnë se rasti është i motivuar politikisht dhe ajo për të cilën akuzohen dy pronarët nuk është krim në Kanada.