792 raste të tjera me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 161.359.
Institucionet shëndetësore regjistruan 104 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.774 pacientë janë shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 1.055.312 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 9.270 brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.043./t.ch