Vdekjet e fëmijëve të vegjël të infektuar nga streptokoku (Strep A) kanë shkaktuar alarm në Mbretërinë e Bashkuar javët e fundit.
Të premten, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) njoftoi se një fëmijë ( rasti i katërt) ka vdekur nga infeksioni bakterial, ndërsa prindërit e një djali katër vjeçar nga Buckinghamshire thanë se fëmija i tyre vdiq nga i njëjti virus (Strep A).
Zyrtarët shëndetësorë kanë vënë re një rritje të vogël të infeksioneve me streptokokut, i cili mund të shkaktojë ethe. Megjithatë vdekjet dhe komplikimet serioze nga infeksioni janë të rralla.
Duke punuar me ekipin e shëndetit publik të Këshillit Ealing, ne kemi lëshuar këshilla paraprake për komunitetin e shkollës për të ndihmuar në parandalimin e shpërthimeve të mëtejshme dhe po vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër.”